Trump: Nëse Irani nuk sillet mirë, do rifillojmë të hedhim bomba!

Facebook
WhatsApp

Dy ditë para nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi midis Uashingtonit dhe Teheranit në Zvicër, presidenti amerikan deklaroi nga samiti i G7 në Evian të Francës se lufta mund të rifillojë nëse Irani dredhon nga angazhimet e marra.

“Nuk është një tekst përfundimtar, është një protokoll marrëveshjeje”- tha Trump në një takim dypalësh me Presidentin egjiptian Abdel Fatah al-Sisi në kuadër të samitit të G7 në Evian, “dhe nëse nuk më pëlqen, nëse ata nuk sillen mirë, ne do të fillojmë të hedhim bomba mbi kokat e tyre përsëri”.

Iranianët, shtoi Trump, “janë sjellë keq për 47 vjet”, duke iu referuar përsëri rënies së Shahut, një aleat i SHBA-së, dhe themelimit të Republikës Islamike në vitin 1979. Trump më pas përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk do të investojnë në Iran sipas marrëveshjes së arritur për t’i dhënë fund luftës, detajet e së cilës ende nuk janë bërë zyrtarisht publike.

“Është e rreme”, tha Trump, duke iu referuar raporteve për investime të planifikuara amerikane në Iran sipas marrëveshjes. “Ne nuk do të investojmë as 10 cent” në Iran.

Ndërkohë liderët e vendeve të G7, miratuan një deklaratë të përbashkët ku zotohen të rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe të forcojnë sanksionet ndaj Rusisë. “Në mënyrë të palëkundur mbështesim Ukrainën në mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”- thuhet në dokument.

Vendet e grupit zotohen gjithashtu të shtojnë dërgesat e sistemeve të mbrojtjes ajrore, interceptorëve dhe kapaciteteve me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën. Në deklaratë përmendet edhe mundësia e zgjerimit të licencave që do t’i lejonin Kievit të rrisë prodhimin ushtarak vendas.

Deklarata përshëndet gjithashtu marrëveshjen SHBA-Iran dhe mbështet një mision ndërkombëtar të drejtuar nga Britania e Madhe dhe Franca për mbrojtjen e lundrimit dhe lehtësimin e tregtisë në Ngushticën e Hormuzit. Dokumenti përfshin edhe qëndrimin e vendeve të G7 kundër çdo përpjekjeje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në në Detin e Kinës Lindore, Detin e Kinës Jugore dhe në Ngushticën e Tajvanit.

Në samitin e Evianit, liderët e G7 ranë dakord edhe për deklarata të veçanta politike mbi partneritetet globale, luftën kundër kancerit, koordinimin e përgjigjes ndaj Ebola-s, luftën kundër trafikut të drogës dhe goditjen e rrjeteve të kontrabandës së emigrantëve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick