Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë 

Facebook
WhatsApp
Zhdukja e te riut

5 ditë nga zhdukja e 34-vjeçarit, Eglent Koçi, Policia e Tiranës ka një përgjigje. I riu dyshohet se është ekzekutuar nga Armand Shakaj.

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shumë pikëpyetje mbi rrethanat e ngjarjes. Ai u raportua i zhdukur nga familjarët disa ditë më parë, pasi kishin humbur çdo kontakt me të dhe nuk kishin asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Pas denoncimit nga familjarët paraditen e datës 4 qershor, policia u angazhua me vëzhgimin e kamerave të sigurisë, të cilat e sollën nga Sheshi Wilson drejt Bulevardit Zhan D’Ark, ku ai shkoi pranë lokalit të një miku të tij, nga ku nuk doli më.

Nga kontrollet e policisë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka gjetur prova që shtojnë dyshimet se 34-vjeçari është vrarë dhe se shoku i tij ka zhdukur trupin duke e transportuar me një makinë.

Gjatë këtij momenti dëshmitar ka qenë edhe Enea Zyferi, i cili punonte kamarier në një bar në pronësi të autorit dhe që ndodhet pranë vendit të ngjarjes, i cili është arrestuar si bashkëpunëtor. Ndërsa për autorin, policia nuk ka asnjë gjurmë dhe e ka shpallur në kërkim.

Aktualisht, blutë po kryejnë kontrolle në rrethinat e Tiranës për gjetjen e trupit të të riut. Për të fshehur gjurmët, Shakaj ka lëvizur motorin e viktimës nga zona ku ndodhi krimi drejt 5 Majit, ku u gjet dy ditë pas krimit.

34-vjeçari rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia.

Sipas burimeve paraprake, Koçi ishte parë për herë të fundit në rrethana që tashmë po hetohen me kujdes nga autoritetet. Menjëherë pas denoncimit, policia nisi kërkimet dhe verifikimet në terren, duke analizuar kamerat e sigurisë dhe duke marrë në pyetje persona që mund të kenë pasur kontakte të fundit me të.

Pas hetimeve intensive, autoritetet bënë të mundur arrestimin e një personi të dyshuar, i cili dyshohet se ka dijeni ose përfshirje në këtë rast. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të hedhur dritë mbi fatin e Eglant Koçit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick