Klopp ishte në drejtimin skuadrave të përfaqësuara nga Redbull, përpara se të pranonte ofertën e federates gjermane të futbollit për të marrë drejtimin e “Panzerave”
Jurgen Klopp është trajneri më i ri i Gjermanisë. Pas shkarkimit të Jurgen Nagelsmann që dështoi në Botërorin 2026, Federata Gjermane e Futbollit ia ka besuar “frerët” e kombëtares, ikonës Klopp.
Ky i fundit do të jetë në krye të kombëtares së Gjermanisë deri në fund të korrikut të vitit 2030. Synimi kryesor është paraqitje dinjitoze në Botërorin e atij viti, ndërsa projekt është edhe ecuria pozitive në Euro 2028.
Trajneri 59-vjeçar, të cilin Federata Gjermane e Futbollit e dëshironte me çdo kusht pas zhgënjimit në Kupën e Botës, u prezantua sot zyrtarisht në Frankfurt si trajneri i ri i Kombëtares së Gjermanisë.
Pasi drejtoi për 9 sezone skuadrën e Liverpool, kjo do të jetë eksperienca e tij e parë në drejtimin e një ekipi kombëtar. Ai ishte në drejtimin skuadrave të përfaqësuara nga Redbull, përpara se të pranonte ofertën e federates gjermane të futbollit për të marrë drejtimin e “Panzerave”.









