Protesta/ Rama i fton sërish studentët në “tryezën” e dialogut

Facebook
WhatsApp

Edhe sot, para godinës së Kryeministrisë është vendosur “tryeza” prej guri, me fletët që lexojnë dialog

Teksa studentët e refuzojnë, kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Edhe sot, para godinës së Kryeministrisë është vendosur “tryeza” prej guri, me fletët që lexojnë dialog. Ashtu si ditën e djeshme, edhe sot mungojnë karriget, të cilat më herët janë djegur nga protestuesit.

Dje ishte dita e 14-të e protestës së të rinjve, të cilët edhe sot pritët të vijojnë tubimin e tyre, duke refuzuar dialogun dhe duke kërkuar largimi ne klasës politike aktuale.

Kujtojmë se dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi një paketë masash të forta me qëllim parandalimin e akteve të dhunës dhe shkatërrimit të pronës private e publike.

Paketa përbëhet nga gjashtë instrumente që parashikojnë dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara, përgjegjësi financiare për shkaktarët e dëmeve dhe ndryshime në ligjin për tubimet dhe Kodin Penal. Masat përfshijnë gjoba deri në 500 mijë lekë për persona që qëndrojnë në tubime ku ushtrohet dhunë, edhe pas paralajmërimeve të policisë, si dhe sanksione për mosbindjen ndaj urdhrave të saj.

Gjithashtu, parashikohet krijimi i një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit, rendit dhe sigurisë publike. Ndryshimet e propozuara përfshijnë edhe kufizimin e tubimeve pranë institucioneve të rëndësishme, ndëshkimin e nxitjes së dhunës në rrjetet sociale dhe masa për personat që fshehin identitetin gjatë tubimeve të dhunshme.

Një tjetër element është ndryshimi i Kodit të Etikës për mësuesit, për të ndaluar përdorimin e autoritetit profesional për të nxitur pjesëmarrjen e të miturve në tubime kundër interesit të tyre.

Ditët e para të protestës janë shoqëruar me akte dhune, përplasje të forta mes forcave policore dhe studentëve si dhe dëmtime të konsiderueshme të godinave qeveritare si dhe një sërë biznesesh private.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick