Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale

Facebook
WhatsApp

Presidenti Begaj ka dekretuar ndarjen e re territoriale, që parashikon reduktimin e bashkive nga 61 në 46 dhe zbatimin e ndryshimeve në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, duke i hapur rrugë riorganizimit të pushtetit vendor. Me reformën e re, numri i bashkive do të ulet nga 61 në 46, ndërsa ndryshimet parashikohet të zbatohen në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Dekreti nr. 580, i firmosur më 31 tetor 2026, shpall ligjin nr. 100/2026, i cili u miratua nga Kuvendi më 9 tetor, pas një seance maratonë prej rreth 14 orësh, të shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Reforma u miratua me 85 vota pro dhe 34 kundër. Partia Demokratike kundërshtoi ndarjen e propozuar, duke kërkuar një organizim territorial me 100 bashki dhe 12 qarqe. Nga ana tjetër, socialistët mbrojtën reduktimin e njësive vendore, me argumentin se kjo do të përmirësonte administrimin dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Por kundërshtimet ndaj hartës së re territoriale u shtrinë edhe jashtë Kuvendit. Banorë të Patosit, Maliqit, Përrenjasit, Poliçanit, Klosit dhe Memaliajt dolën në protesta kundër bashkimit të bashkive të tyre me njësi të tjera administrative.

Shqetësimet kryesore të protestuesve lidhen me rrezikun e humbjes së identitetit lokal, largimin e shërbimeve publike dhe dobësimin e përfaqësimit të komuniteteve në vendimmarrjen vendore.

Rezerva për ndryshimet e propozuara u shfaqën edhe brenda mazhorancës, ndërsa debate pati edhe për zgjerimin e kufijve administrativë të Tiranës dhe përfshirjen e disa zonave në territorin e kryeqytetit.

Me dekretimin nga Presidenti Begaj, reforma territoriale ka kaluar edhe fazën e shpalljes së ligjit, pas një procesi që u shoqërua me përplasje politike dhe reagime nga komunitetet e prekura. Ndarja e re do të ndryshojë hartën e qeverisjes vendore, duke reduktuar numrin e bashkive që do të drejtohen nga kryetarët e zgjedhur në vitin 2027.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,

DEKRETOJ:

Shpalljen e ligjit nr. 100/2026, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick