Rama njofton skemën e re për bonusin e bebeve, sa do përfitohet

Facebook
WhatsApp

Ndryshimi i skemës bëhet për të stimuluar rritjen e lindjeve, pasi treguesit demografikë në vend janë në trend negativ. Çdo vit po regjistrohen më pak lindje referuar shifrave zyrtare.

Familjet shqiptare që do të bëhen me fëmijë pritet të përfitojnë mbështetje financiare për pesë vite, sipas skemës së re të bonusit të bebeve, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë njoftoi se skema e re do të nisë zbatimin më 1 korrik 2027, duke e kthyer bonusin në një pagesë mujore.

Sipas propozimit, për fëmijën e parë familjet do të marrin 5 mijë lekë në muaj, ose 300 mijë lekë gjatë pesë viteve.

Për fëmijën e dytë, mbështetja do të rritet në 7 mijë lekë në muaj, duke arritur në total 420 mijë lekë. Ndërsa për fëmijën e tretë, pagesa do të jetë 10 mijë lekë çdo muaj, ose 600 mijë lekë në pesë vite.

“Bonusi i bebeve, me një mbështetje të re mujore për familjet shqiptare”, shkroi Rama, duke prezantuar ndryshimet e parashikuara në skemën e ndihmës financiare.

Ndryshimi i skemës bëhet për të stimuluar rritjen e lindjeve, pasi treguesit demografikë në vend janë në trend negativ. Çdo vit po regjistrohen më pak lindje referuar shifrave zyrtare. Kështu në tremujorin e parë të këtij viti erdhën në jetë 4.662 bebe, nga 5.428 bebe të lindura në të njëjtën periudhë vjet.

Nga rënia e lindshmërisë buxheti i shtetit ka kursyer para, pasi në gjashtëmujorin e parë janë shpenzuar 500 milionë lekë për bonusin e bebeve nga 900 milionë lekë në të njëjtën periudhë vjet.

Rënia e lindjeve e shoqëruar me emigrim po dëmton ekonominë e vendit, pasi mungon fuqia punëtore dhe nga ana tjetër mosha mesatare e vendit po rritet me ritme të shpejta.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick