Veliaj padit shefen e Burgjeve, Sadleva Bodo

Facebook
WhatsApp

Bodo firmosi transferimin e Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.

Kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre drejtoreshën e përgjithshme të burgjeve, Sadleva Bodo, lidhur me transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit.

Kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Veliaj pretendon se transferimi i tij është kryer në shkelje të ligjit, duke kërkuar hetimin e përgjegjësisë së drejtueses së sistemit penitenciar për këtë vendim. Veliaj qëndron në paraburgim prej shkurtit të vitit 2025. 

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është dërguar për gjykim me 13 akuza që lidhen me 5 vepra penale. Dosja hetimore përfshin gjithashtu bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 individë e shoqëri të tjera.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick