GJKKO ‘rrëzon’ Adriatik Llallën

Facebook
WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për të shpallur të parashkruar dënimin me dy vite burg.

Llalla iu drejtua GJKKO-së me pretendimin se kishte kaluar afati ligjor për ekzekutimin e vendimit penal. Por gjykata nuk e pranoi këtë argument, duke lënë në fuqi detyrimin e ish-kryeprokurorit për të vuajtur dënimin.

Në shtator të vitit 2021, Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin që e dënoi Adriatik Llallën me dy vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Megjithatë, ish-kryeprokurori u largua nga Shqipëria përpara se autoritetet të ekzekutonin vendimin dhe prej asaj kohe nuk e ka vuajtur dënimin.

Në dhjetor të vitit 2021, autoritetet italiane e arrestuan në Romë, por më pas vendosën ta lironin nën masa mbikëqyrjeje, duke marrë parasysh gjendjen e tij shëndetësore.

Llalla vijon të qëndrojë në Itali, ndërsa autoritetet shqiptare e mbajnë në kërkim për ekzekutimin e dënimit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick