Buqeta e Dua Lipës po kthehet në frymëzim për nuset

Facebook
WhatsApp

Buqeta që Dua Lipa mbajti në ceremoninë e saj intime të martesës me aktorin Callum Turner po komentohet gjerësisht në rrjete sociale dhe media, duke u shndërruar në një frymëzim të ri për nuset e ardhshme dhe adhuruesit e estetikës së dasmave.

Këngëtarja shqiptaro-britanike 30-vjeçare dhe Turner 36-vjeçar u martuan në fshehtësi në Old Marylebone Town Hall në Londër, në një ceremoni të vogël ku çifti thuhet se i kishte zgjedhur me kujdes të gjitha detajet – nga veshjet deri te lulet. Në fotot e publikuara nga vetë Dua, ajo shihet e veshur me kostum të bardhë dhe kapelë, ndërsa buqeta e saj ka marrë vëmendje të veçantë.

Buqeta e Dua Lipës u realizua me lulëkuqe islandeze (Icelandic poppies), në nuanca delikate pjeshke dhe të bardhë. Ajo që e bën të veçantë, sipas artikullit, është qasja krejtësisht minimaliste: buqeta nuk kishte asnjë gjelbërim apo dekor shtesë dhe ishte lidhur thjesht me një shirit të bardhë mëndafshi.

Kjo zgjedhje, e thjeshtë por shumë elegante, është pikërisht ajo që po i shtyn shumë nuse të ardhshme ta shohin si model – një buqetë “clean”, moderne dhe e rafinuar, që nuk e ngarkon pamjen, por e plotëson atë. Index.hr thekson se lulëkuqet islandeze njihen për lulet e tyre të lehta, pothuajse ajrore, si dhe për simbolikën që shpesh u lidhet: shpresa, paqja, bukuria dhe aftësia për ta gjetur bukurinë në momentet e thjeshta.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick