Erjon Vishkulli publikon foton pas operacionit në sy

Facebook
WhatsApp

Më 24 tetor 28-vjeçari dyshohet se u plagos me plumb gome nga policia në syrin e majtë.

Erjon Vishkulli kaloi me sukses edhe operacionin e dytë në sy pas plagosjes së dyshuar me plumb gome nga ana e policisë në protestën e 24 tetorit 2026 në Tiranë. 28-vjeçari nga Elbasani u dërgua në Romë ku kaloi një operacion të dytë pas atij te Trauma.

Pak minuta më parë ai ka reaguar duke publikuar një foto “selfie” nga spitali, teksa duket syri i pafashuar. “Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur”, shkruan ai.

Një ditë më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila, sipas ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, përfundoi me sukses. Mjekët arritën të shpëtonin syrin, ndërsa rikuperimi i shikimit do të kërkojë kohë dhe trajtime të mëtejshme.

Për mjekimin e tij qeveria miratoi edhe një fond prej 5 milionë lekësh. 

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick