Pep Guardiola, gati të marrë drejtimin e SHBA

Facebook
WhatsApp

Pep Guardiola mund të rikthehet shumë më shpejt nga sa pritej në botën e futbollit. Pas largimit nga pankina e Manchester Cityt në fund të sezonit të kaluar, trajneri spanjoll kishte paralajmëruar se do të merrte një periudhë pushimi, por një ofertë e mundshme mund t’ia ndryshojë planet.

Sipas raportimit të prestigjiozes “The Athletic”, Federata Amerikane e Futbollit po shqyrton seriozisht mundësinë e emërimit të Guardiolës në krye të përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara, si pasues i Mauricio Pochettinos, i cili raportohet se është pranë kalimit te Manchester United.

Interesi amerikan për teknikun spanjoll nuk është i ri. Drejtuesit e Federatës kanë zhvilluar kontakte me të edhe më parë, por Guardiola kishte refuzuar ofertën në kohën kur ishte ende në drejtimin e Manchester Cityt.

Tashmë, situata është ndryshe. Pa një klub në drejtim dhe pas një periudhe pushimi, Guardiola mund të jetë më i hapur ndaj një aventure në krye të një kombëtareje. Madje, SHBA-ja shihet si një destinacion që mund ta tundojë, pasi trajneri ka shprehur më herët dëshirën për të punuar një ditë në këtë vend.

Një tjetër detaj interesant është lidhja e tij me New York. Pikërisht në këtë qytet Guardiola kaloi një vit pas largimit nga Barcelona, përpara se të niste kapitullin e tij të radhës në karrierë te Bayern Munich.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse SHBA-ja do të arrijë ta bindë një prej trajnerëve më të suksesshëm të futbollit modern për të marrë drejtimin e kombëtares amerikane.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick