Përplasje studentë-polici tek Ministria e Arsimit (video)

Facebook
WhatsApp

Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë po protestonin paqësisht kur efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar disa prej tyre. Deri më tani, Policia nuk ka dhënë shpjegime për arsyet e shoqërimeve.

Vijon edhe këtë të martë protesta e studentëve në ditën e 22-të radhazi. Prej orëve të paradites, të rinjtë kanë marshuar në rrugët e Tiranës duke u futur në disa Fakultete, teksa iu kanë bërë thirrje studentëve të tjerë për të bojkotuar mësimin.

Pas marshimit në rrugët e Tiranës dhe thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe klasës politike 35-vjeçare, të rinjtë dhe qytetarët u zhvendosën përpara Ministrisë së Arsimit, ku bllokuan Rrugën e Durrësit për automjetet.

Ndërkohë policia ka bërë një ndërhyrje duke larguar protetsuesit dhe duke shoqëruar disa prej tyre, kjo me qëllimin për të vendosur gjoba prej 5 mijë lekësh sipas Aktit Normativ “Për Tubimet”.

Kujtojmë se dje forcat e rendit vendosën 16 gjoba me shumën 5 mijë lekë secila për protestuesit që ndodheshin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me motivacionin e “bllokimit të rrugës”.

Gjatë përplasjes së sotme nuk mungoi as konfrontimi i policisë me një gazetar që ishte në raportim direkt.

https://www.cdnimpuls.com/video/aqm6pagohdvg8tj1buysfpnpmjvuqz7ufq7rrczgzjhpz47j1fy11sdjwosax2-d3p7d2ortywnxbr0qjvxttykgx-cvjbesaw5bilmvzvp2qg-6aea01fbb88c1.mp4

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick