Policia bën me dije se gjatë protestës janë goditur efektivët me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike. Gjithashtu, është bllokuar qarkullimi i automjeteve dhe janë djegur kazanë mbeturinash.
Gjashtë persona janë arrestuar pas protestës së zhvilluar një ditë më parë nga studentët dhe Partia Demokratike para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë në Tiranë.
Sipas njoftimit të Policisë, mes të arrestuarve janë edhe dy të mitur, ndërsa tre persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë ndërsa dy janë shpallur në kërkim.
Policia bën me dije se gjatë protestës janë goditur efektivët me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike. Gjithashtu, është bllokuar qarkullimi i automjeteve dhe janë djegur kazanë mbeturinash.
Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet A. Sh., 26 vjeç, L. K., 18 vjeç, F. Ç., 38 vjeç dhe K. R., 35 vjeç, shtetas i huaj, si dhe dy të mitur.
Gjatë kontrolleve, policia njofton se shtetasve L. K. dhe A. Sh. u janë gjetur dhe sekuestruar bomba molotov.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për disa vepra penale, përfshirë “Vrasjen e punonjësit të Policisë”, të mbetur në tentativë, “Kundërshtimin e punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimin e pronës me zjarr”.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në incidentet gjatë tubimit.
“Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash; arrestohen 6 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallen në kërkim 2.
Sekuestrohen bomba molotov.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:
A. Sh., 26 vjeç, L. K., 18 vjeç, F. Ç., 38 vjeç, K. R., 35 vjeç (shtetas i huaj), si dhe 2 shtetas të mitur.
Gjithashtu, u proceduan penalisht 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.
Gjatë kontrolleve, shtetasve L. K. dhe A. Sh. iu gjetën dhe iu sekuestruan bomba molotov.
Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftoi policia.









