Protestuesit djegin fotot e Ramës dhe Vuçiçit

Facebook
WhatsApp

Vuçiç dhe partia e tij humbën zgjedhjet në Serbi, kjo pas një revolte studentore që zgjati për dy vite dhe protestave shumë të dhunshme.

Studentët dhe të rinjtë janë mbledhur sërish sot për protestën e 14-të radhazi në Tiranë. Prej orës 14:30 protestuesit u vendosën përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa pas dy orësh e gjysmë thirrjeje dhe qëndrimi pa incidente, marshuan drejt Kryeministrisë.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i priste “sofra” e kryeministrit Rama për dialog, teksa protestuesit kanë vendosur në të fotot e Edi Ramës dhe ish-presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke i djegur. 

Vuçiç dhe partia e tij humbën zgjedhjet në Serbi, kjo pas një revolte studentore që zgjati për dy vite dhe protestave shumë të dhunshme.

Kujtojmë se gjatë këtyre dy javëve Tirana është përballur me protesta të dhunshme, përleshje mes të rinjve dhe policisë, si dhe të plagosur, duke mos harruar thyerrjet në qytet dhe prishjen e pronës private dhe publike.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick