Rama flet për Ballukun dhe Veliajn: Nuk i mbrojta unë!

Facebook
WhatsApp

Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur në mbledhjen e Asamblesë së PS-së për përballjen e Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt, me drejtësinë. Rama tha se ai nuk ka mbrojtur asnjë prej tyre, por në Shqipëri sipas tij duhet ti jepet fund para burgimeve pa gjyq.

Rama tha se ai e ka bërë të qartë, se çdo person me probleme me drejtësinë, do përballet i vetëm dhe pa Partinë Socialiste në krah të tij.  

Edi Rama: Nuk ka skuadër pa disiplinë, me disa që xhonglojnë se duan që ti duken bukur stadiumit. Përballë gjithë kësaj furie ne kemi vetëm dy gjëra, të vërtetat tona dhe gojën tonë, asgjë tjetër, jemi pushteti më i pambështetur nga mediat tradicionale, që mund të gjeni në rajon e ku të doni. U ngrit një furtunë e tërë, se si unë mbrojta Belinda Ballukun nga drejtësia, është përsëritur pafundësisht, dhe është kthyer në një të vërtetë artificiale. Cila është e vërteta ime që unë e kam ndarë me ju, raporti jonë me drejtësinë është raport pushtetesh të ndara.

Kush ka problem me drejtësinë e ka të vetin. Paraburgimi është një çështje që unë e kam thënë, është një çështje e demokracisë, nuk mund ti marrësh ti kryeqytetit kryetarin e zgjedhur dhe të mbash brenda pa gjyq. Dhe të thuash po ti që këtë nuk e zëvendëson dot, të dyja këto janë nonsens. Në rastin e Belinda Ballukut kam thënë, nuk ka arsye për të ngritur ne kartonin për të burgosur një tjetër koleg pa gjyq, kur hetimet vazhdonin. Hetimet vazhduan, u kryen dhe çështja shkoi në gjyq, pra nuk pati asnjë pengesë për hetimet.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick