Ndërkaq po sot një automjet tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë, rreth 150 metra larg aksit rrugor, në fshatin Farret, në Librazhd. 22-vjeçari Renis Pajtim Kalnxhi, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Librazhdit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të dielë në Shkodër, ku ka humbur jetën 67-vjeçarja, Edmonda Barballushi.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, shtetasja B. P., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barballushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Ndërkaq po sot një automjet tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë, rreth 150 metra larg aksit rrugor, në fshatin Farret, në Librazhd.
Në drejtimin e automjetit me targa AB178DV ndodhej 22-vjeçari Renis Pajtim Kalnxhi, i cili ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Librazhdit. Sipas informacioneve paraprake, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, policia nuk ka konstatuar praninë e personave të tjerë që mund të kenë udhëtuar në automjet. Megjithatë, pranë makinës së dëmtuar, efektivët kanë gjetur një armë zjarri të tipit pistoletë.
Ndërkohë, bëhet me dije se 22-vjeçari dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt përpara aksidentit, gjatë të cilit mund të ketë pësuar dëmtime fizike.
Ende nuk dihet nëse konflikti i dyshuar ka lidhje me daljen e automjetit nga rruga apo me armën e gjetur në vendngjarje.
Policia e Librazhdit po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, origjinën e armës së zjarrit dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në ngjarje.









