
Greqi\Shqiptari përplas makinën në një lokal, plagosen 3 persona
Tre persona u plagosën pasi automjeti përfundoi brenda një lokali në Evosmos të Selanikut. Testi i alkoolit ndaj drejtuesit 45-vjeçar me shtetësi shqiptare rezultoi disa herë mbi kufirin e lejuar. Policia e arrestoi dhe pritet ta dërgojë para autoriteteve gjyqësore.








