SPAK mbyll hetimet për Ervis Berberin

Facebook
WhatsApp

Berberit i është komunikuar akuza për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në nëntë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe i ka komunikuar akuzën Ervis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). 

Sipas informacioneve, Berberit i është komunikuar akuza për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në nëntë raste. 

Ish-kreu i ARRSH-së është një prej 26 të pandehurve në dosjen që lidhet me hetimet për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe procedurat e prokurimit publik të dyshuara si të parregullta. Në kuadër të kësaj çështjeje, SPAK ka përfunduar hetimet edhe për Ballukun dhe persona të tjerë të përfshirë në dosje, e cila pritet të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme. 

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick