Veliaj “trondit” bashkinë pas transferimit në burgun e Fierit.

Facebook
WhatsApp

Pas marrjes së kompetencave të plota për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon ndryshimet e rëndësishme në strukturat drejtuese.

Së fundi Veliaj ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra, ndërsa ka emëruar në këtë post Etleva Bishën.

Kjo e fundit ka qenë themeluese e FRESH-it, me një angazhim të gjatë në Partinë Socialiste, ndërsa njihet si një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Veliajt që prej kohës që drejtonte Ministrinë e Mirëqënies Sociale.

Në vitet e fundit, Bisha ka konsoliduar profilin e saj si eksperte e pushtetit vendor, duke bashkëpunuar me disa prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.

Sa i takon Veliajt, ai është në qendër të vëmendjes mediatike në ditët e fundit, pas vendimit për transferimin e tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Veliaj e ka cilësuar transferimin një rrëmbim politik, ndërsa vendimi është cilësuar një sekret shtetëror nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick